Gjylameti: Masat e qeverisë do të mbrojnë shqiptarët nga spekulantët

schedule21:25 - 10 Mars, 2022

schedule 21:25 - 10 Mars, 2022

Në një lidhje me Skype me emisionin “Log.”në Abc të gazetarit Endri Xhafo, zv.Kryertarja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, njëherësh deputete e PS, Blerina Gjylameti, ka komentuar deklarata e bëra nga kryeministri Edi Rama për masat që do të marrë qeveria për ndaljen e rritjes së çmimit të naftës.

Gjylameti tha se masat e qeverisë do të lidhen më shumë me ndalimin e spekulimit që është bërë deri tani, pasi sipas saj rritja e naftës dhe produkteve ushqimore në Shqipëri ka qenë më shumë spekulante se sa e varur drejtpërdrejtë nga lufta.

Sipas saj Rama dhe qeveria e tij kanë në fokus mbrojtjen e konsumatorit shqiptar dhe biznesin e vogël, dhe kjo lidhet me mos rritjen e çmimit të energjisë.

Nuk besoj se ka shqiptar që nuk është i shqetësuar se për çfarë po ndodh. Masat që merr qeveria duhet të jenë për masat më vurnerabël, ajo që tha kryeministrit është se masat do të jenë me fokus të veçantë, dhe më shumë se nafta është pjesa e energjisë elektrike. Përjashtimi nga taksat apo ulja e taksave janë masat që duhet të jenë shumë të kujdesshme. Nuk ka të bëjë vetëm me uljen e normës së fitimit por me spekulimin në treg. Rritja e çmimeve në një kohë të shkurtër ka qenë më shumë spekulative. Masat e jashtëzakonshme do të kenë efekt mbi uljen e spekulimit. Sot në tregjet ndërkombëtare ka vështirësi për të gjetur produktin, kjo për shkak të asaj që ndodh në rusi dhe Ukrainë, ne jemi një vend që kemi varësi nga importi, si për naftën ashtu dhe për energjinë. Ne jemi më pak të aftë për të ndikuar në pjesën e çmimeve. Kam një thirrje për ulje të përdorimit të mjeteve, është një thirrje që bëhet në të gjitha vendet e tjera. PS fokus të posaçëm ka patur mbrojtjen e shtresave më vurnerabël. Unë besoj se nuk është momenti ku të kalojmë barrën e taksave, pro për të menaxhuar krizën, për të ruajtur gjithë abonentët familjarë në pjesën e energjisë elektrike’, tha Gjylameti në ‘Log.”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!