Superiorja këtë vit ka nisur në mënyrën më të keqe. Gjykimet kanë lënë për të dëshiruar dhe për këtë arsye në FSHF është zhvilluar një mbledhje me arbitrat. Qeveria e Futbollit Shqiptar mundohet ta shesë si një mbledhje normale, përmes një njoftimi në uebin zyrtar.
“Federata e Futbollit thirri sot mbledhjen e radhës me arbitrat dhe asistentët e angazhuar në Kategorinë Superiore. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, Presidenti i Shoqatës së Arbitrave Tahir Kastrati dhe sektori i Arbitrimit.
Në mbledhje janë diskutuar çështje të arbitrimit të ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar, nevoja për një përqendrim maksimal të të gjitha hallkave dhe një punë më të madhe për mirë-administrimin e tyre”, thuhet në njoftimin e shkurtër që FSHF ka bërë. /abcnews.al