Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykimi i çlirimtarëve, Spiropali në Prishtinë: Drejtësia të jetë e plotë, UÇK luftoi për liri

schedule11:44 - 25 Shkurt, 2026

schedule 11:44 - 25 Shkurt, 2026

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka folur për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Teksa po qëndron në një vizitë në Prishtinë, ajo tha se Kosova nuk është në gjyq, teksa shtoi se Shqipëria kërkon drejtësi në këtë proces gjyqësor.

“Shqipëria respekton drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë e saj, por drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e shkëputur nga çdo lexim kolektiv. Drejtësia nuk mund të ecë me standarde të dyfishta, nuk mund të prodhojë perceptimin se viktima dhe agresori vendosen në të njëjtin plan ligjor, moral dhe historik”.



“Lufta e Kosovës nuk ishte një luftë për pushtet, ishte një luftë për mbijetesë dhe për liri pas një periudhe të gjatë terrori ndaj popullsisë. Kjo ishte arsyeja pse ShBA dhe NATO ndërhynë në Kosovë”, tha ajo.

Ndër të tjera, ajo shtoi se drejtësia duhet të jetë e qartë dhe e plotë, pa shkelje ligjore dhe të të drejtave të njeriut.

“Çdo proces që lidhet me atë periudhë, duhet të zhvillohet me vetëdije të plotë për kontekstin, për disporpocionin e forcës dhe realitetin e krimeve ndaj popullsisë civile. Sot në Hagë përballen me drejtësinë udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Emrat e tyre anë të njohur për çdo qytetarë të Kosovës, ata janë figura që përfaqësojnë një kapitull të caktuar të historisë sonë të rezistencës. Ne kemi detyrimin moral dhe historik të themi qartë që drejtësia duhet të jetë drejtësi e plotë, jo drejtësi e pjesshme. Ajo nuk mund të shkëputet nga konteksti i një lufte çlirimtare të një populli të tërë”, tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!