Kamionistët në Otava janë urdhëruar që të mos t’i bien borive në një protestë të vazhdueshme që ka ngërthyer qytetin. Zhurma e fortë dhe e vazhdueshme e borive të kamionëve është bërë një nga tiparet përcaktuese të lëvizjes kundër mandateve të vaksinave në Kanada. Por një gjykatës tani ka vendosur që ata të heshtin për 10 ditët e ardhshme.
“T’i biesh borisë nuk është një shprehje e ndonjë mendimi të madh për të cilin jam në dijeni,” tha gjykatësi McLean në vendimin e së hënës, i cili u dha një fitore të përkohshme banorëve. Prania e qindra kamionëve dhe boritë e tyre të zhurmshme kishin nxitur zemërimin e banorëve vendas dhe pronarëve të bizneseve raporton “BBC”. Protesta e Konvojës së Lirisë është përhapur në disa qytete dhe është formuar kundër rregullave që kamionistët duhet të vaksinohen për të kaluar kufirin amerikan.
Por tani është në kundërshtim me të gjitha llojet e mandateve, në pjesë të Kanadasë ju duhet të tregoni se jeni të vaksinuar për të hyrë në ambiente të brendshme si restorante, palestra dhe bare. Të hënën në mëngjes disa prej tyre i thanë “BBC-së” se do të qëndrojnë derisa të plotësohen kërkesat e tyre. Shumica e demonstruesve po e bëjnë këtë në mënyrë paqësore, por ka pasur raportime për ngacmime dhe disa kanë përdorur slogane naziste për të shprehur mendimin e tyre.
Një javë më parë, kryeministri Justin Trudeau tha se ato ishin një “fyerje për të vërtetën dhe kujtesën”. / abcnews.al