Gjykatësi i Teksasit shpall antikushtetuese reformën “Obamacare”

schedule13:18 - 15 Dhjetor, 2018

schedule 13:18 - 15 Dhjetor, 2018

“Obamacare” është shpallur antikushtetues nga një gjykatës federal në Teksas. Vendim i cili është pritur shumë mirë nga presidenti amerikan Donald Tramp, të cilin demokratët do ta apelojnë në gjykatën e lartë.

Një gjykatës federal i Teksas ka vendosur se norma e miratuar nga administrata Obama në vitin 2010, Akti për Kujdes të Përballueshëm, është anti kushtetues. Partia Demokratike deklaroi se do të apelonte vendimin në gjykatën e lartë. Por ky vendim u prit shumë mirë nga presidenti amerikan Donald Trump, që e cilësoi si një lajm të madh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më pas Kreu i Shtëpisë së Bardhë i kërkoi Kongresit Amerikan që të miratonte një ligj i cili jep siguri të madhe shëndetësore.

“Uau, por jo befasuese. Obamacare u deklarua anti kushtetuese nga një gjykatës shumë i respektuar në Teksas. Një lajm i madh për AMerikën.” Ka qenë ky mesazhi në Tuiter u presidentit amerikan Tramp.

Gjykatës i Rid Okonor pranoi në këtë mënyrë kërkesën e rreth 20 guvernatorëve dhe ministrave të drejtësisë të shteteve republikane duke dhënë një vendim që do të jetë sigurisht objekt apelimi në gjykatën e lartë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!