Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, deklaroi se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është shumë e rëndë. Astrit Kalaja u qëllua brenda Gjykatës së Apelit.
Gjatë intervistës, gazetari Mahmutaj tha se mungesa e drejtësisë i ka lodhur shqiptarët dhe ka bërë edhe që të humbasin besimin. Sipas tij zgjatja pafund e proceseve, zvarritja dhe problemi i pazgjidhur ka shkaktuar valë pakënaqësish.
“Gjyqi konkret kishte 30 vjet. Sa gjyqe të tjerë kemi nga 30 vite në sistemin e drejtësisë. Një gjeneratë e gjysmë ka humbur dhe ende nuk ka një vendim për një çështje. Çështjet e pronave janë zvarritur. Kush ka paguar ka marrë drejtësi. Nuk po flas për rastin konkret. Po situata ka qenë shqetësuese. Mungesa e drejtësisë i ka lodhur shqiptarët”, theksoi ai.
/abcnews.al/

