Gjykatësi amerikan: Shumë prokurorë e gjyqtarë shqiptarë do humbasin punën

schedule12:17 - 17 Janar, 2018

schedule 12:17 - 17 Janar, 2018

Një nga tetë këshilltarët ndërkombëtar që do të monitorojë Vetingun në sistemin e drejtësisë në vendin tonë, është John Leonardo. Ai theksoi se është hera e parë që kjo metodë e veçantë është provuar dhe ekzistojnë pritshmëri shumë të larta në vend se shumë gjyqtarë dhe prokurorë do të humbasin vendet e tyre të punës.

John Leonardo është njëri nga tetë këshilltarët ndërkombëtarë që do të japë ndihmën e tij për të kryer procesin e vettingut ndaj 800 prokurorëve e gjyqtarëve ne shqiperi.

Leonardo shërbeu prej 19 vitesh si gjykatës i Gjykatës së Lartë të Qarkut Pima, e më pas prej 2012, punoi për 5 vjet si prokuror i lartë federal i Arizonës.

Tashmë, 71-vjeçari gjendet në zyrat shqiptare bashkë me një ekip juristësh europianë, për të monitoruar gjykatësit dhe prokurorët e korruputuar ose jokompetentë në vendin e tyre të punës.

Gjatë një interviste dhënë për “Arizona Daily Star”, Leonardo theksoi se

BE po paguan 10 milionë euro për të financuar projektin, ku sipas tij është hera e parë që kjo metodë e veçantë është provuardhe ekzistojnë pritshmëri shumë të larta në vend se shumë gjyqtarë dhe prokurorë do të humbasin vendet e tyre të punës, theksoi ai.

John Leonardo: “Gjyqtarët në këtë vend, për 10 vitet e fundit apo më shumë, kanë dashur të bëjnë deklarata financiare për atë që kanë, cilat janë pasuritë e tyre, por ne e shohim se ata pretendojnë të jetojnë diku shumë më modestisht, kur në fakt ata jetojnë në vende luksoze.”

Si po iu marrin shqiptarët?

John Leonardo: “Është qetësuese të shohësh se shqiptarët në tërësi vetëm presin aq shumë nga Amerika. Unë ndjej se automatikisht kam më shumë besueshmëri me inspektorët, komunitetin ligjor, sesa evropianët perëndimorë”.

Si ka qenë mbështetja juaj?

John Leonardo: “Ambasadori amerikan këtu ka qenë një përkrahës i madh i këtij procesi. Shqiptarët kanë shumë lidhje me ne dhe besojnë tek ne. Ambasadori (Donald) Lu tha për një drekë të gjyqtarëve se nëse ata shikojnë në kyçet e tyre dhe ata kishin një orë dore që kushton më shumë se makina mesatare, ata ndoshta nuk do të jenë në detyrë vitin tjetër”.

Si duhet të funksionojë procesi?

John Leonardo: “Shqiptarët ndryshuan Kushtetutën e tyre vitin e kaluar për të kërkuar që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend t’i nënshtrohen një procesi verifikimi për të mbajtur vendet e tyre të punës. Ligji i ri krijoi një komision verifikimi, i përbërë nga 12 avokatë shqiptarë të zgjedhur nga parlamenti shqiptar, të cilët do të ulen në panele prej tre, për hetimin dhe dëgjimin e provave për secilin prej këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me tri fusha: pasuritë e pashpjegueshme, shoqërimi me kriminelët e njohur dhe aftësi profesionale”.

Këshilltarët e tjerë ndërkombëtarë që do të ndihmojmë procesin e Vetingut në Shqipëri janë dy nga Holanda një nga Italia, Belgjika, Kroacia, Suedia dhe Bullgaria./abcnews.al