Gjykatësi amerikan rrëzon ligjin që ndalon shitjen e armëve nën 21 vjeç

schedule15:57 - 12 Maj, 2023

schedule 15:57 - 12 Maj, 2023

Një gjykatës i Virxhinias i ka shpallur ligjet federale që ndalojnë shitjen e armëve për të miturit nën 21 vjeç si jokushtetuese duke deklaruar se çdokush mbi 18 vjeç duhet të jetë në gjendje ta bëjë këtë.

Gjykatësi Robert Payne dha vendimin në një çështje të ngritur nga katër djem, të cilët kishin qenë mbi 18 vjeç, por nën 21, kur donin të blinin armët. Sipas ligjit, prindërit mund të blejnë armë për fëmijët e tyre ose, dhe ky është një detaj i çuditshëm, fëmijët nën 21 vjeç mund të blejnë vetë një pushkë.

Gjykatësi përmendi një vendim të fundit të Gjykatës së Lartë, që zgjeron të drejtat e armëve, si edhe Amendamentin e Dytë. Departamenti i Drejtësisë tani mund të apelojë vendimin dhe çështja ka shumë të ngjarë të përfundojë në Gjykatën Supreme.

”Every town Low”, një organizatë për parandalimin e dhunës me armë, sulmoi vendimin e gjyqtarit.

”Jo vetëm që janë shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët dhe adoleshentët në SHBA, por të dhënat tregojnë se të rinjtë e moshës 18 deri në 20 vjeç kryejnë vrasje tre herë më shumë se ata mbi 21 vjeç”, tha kjo organizatë.

Vendimi vjen menjëherë pas një vale të të shtënave masive që përfshiu SHBA dhe që shkaktuan dhjetëra të vdekur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!