Gjykata vendosi pro ekstradimit të Goxhajt/ Avokati e cilëson vendim politik, hapi radhës

schedule15:16 - 19 Shtator, 2023

schedule 15:16 - 19 Shtator, 2023

Gjykata Penale e Tiranës vendosi “pro” kërkesës për ekstradimin e ish-ushtarit tw UÇK-sw,  Dritan Goxhaj, duke i hapur rrugë gjykimit të tij në Hagë.

Goxhaj dhe avokatët e tij kanë pretenduar se qoftë arrestimi, qoftë kërkesa për ekstradim janë të paligjshme, raporton gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Kjo për shkak sepse nuk mundet që fillimisht të kërkohet ekstradimi në Kosovës dhe më pas të shkojë në Hagë.

Sipas avokatëve publikimi i emrave në “Facebook” nuk është një shkelje ligji.

Avokati i tij e ka cilësuar si një vendim politik. Për këtë është shprehur se brenda një afati 10 ditor, do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë, për të rrëzuar vendimin e sotëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!