Sherr me të plagosur mes fëmijëve të “VIP-ave”, gjykata lë në burg djalin e ish-deputetit

schedule15:15 - 18 Korrik, 2020

schedule 15:15 - 18 Korrik, 2020

Gjykata ka vendosur “arrest në burg” 10 ditë ndaj 22-vjeçarit Rois Babasi, djali i ish-deputeti të PD Ndriçim Babasi.

Rois Babasi pas një konflikti të ndodhur në ish-Bllok plagosi me armë zjarri në këmbë 39-vjeçarin Gazmir Bushaj, po ashtu edhe ai mbeti i plagosur dhe për pasojë u shtrua në spital.

Në sherr mësohet se janë përfshirë edhe fëmijë personazhesh të njohur të biznesit dhe politikës, ndërsa prokuroria është duke hetuar ende për gjetjen e shkaqeve që çuan në përplasjen mes grupeve.

Ky vendim ndaj tij është marrë me argumentin se do të hetohet dhe do të gjenden prova të reja.

Lexo edhe: EMRI/ Plagosja me armë zjarri në ish-Bllok, arrestohet djali i ish-deputetit

Po ashtu mësohet se masa ndaj tij është dhënë në spital. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!