Nga Ermal Vija
Kryebashkiaku i Vorës Gentian Picari u vu nën hetim pas vendimit të gjykatës së posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit. Pas kallëzimit të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim që akuzonte Picarin për shpërdorim detyre, grup të strukturuar dhe korrupsion në zgjedhje, prokuroria e posaçme vendosi të pushojë hetimet me argumentin se ai nuk ka kryer vepër penale dhe shpalli moskopencë duke dërguar dosjen në prokurorinë e Tiranës.
Por këtë vendim e rrëzoi gjyqtarja Irena Gjoka, duke urdhëruar prokurorinë e posaçme SPAK të kryejë veprime të tjera shtesë. Sipas hetimeve ka rezultuar se Picari në bashkëpunim me 3 ekspertë të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i nëntorit, kanë ndryshuar ekspertizën për 43 banesa duke rritur fiktivisht dëmet.
Një tjetër verifikim që duhet të kryejë prokuroria ka të bëjë me shkarkimin nga detyra të administratorit të ujësjellësit të Vorës dhe punësimin e 73 personave, me urdhër të Picarit pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.
Gjykata i ka lënë detyrë prokurorisë të provojë nëse ky veprim është bërë në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e KQZ-së për të bllokuar të gjitha emërimet e reja para dhe pas zgjedhjeve. Në kallëzimin që LSI ka depozituar në SPAK pretendon se këto./abcnews.al