Gjykata ukrainase ndalon partinë politike të oligarkëve pro-rusë

schedule16:48 - 20 Qershor, 2022

schedule 16:48 - 20 Qershor, 2022

Një gjykatë ukrainase ka ndaluar partinë politike të një oligarku ukrainas, kumbar i së cilës është presidentit rus Vladimir Putin.

Ministria e Drejtësisë njoftoi në një postim në Facebook se Gjykata e Tetë e Apelit Administrativ e kishte shpallur të jashtëligjshme Partinë Platforma Opozitare – Për Jetën dhe kishte shtetëzuar të gjitha asetet dhe pronat e saj.

Mbështetësi kryesor i partisë është Viktor Medvedchuk, i cili u arrestua në fillim të prillit pasi më herët u arratis nga arresti shtëpiak. Ai është akuzuar për “tradhti”, shitje të sekreteve ushtarake Rusisë dhe grabitje të burimeve kombëtare në gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia.

Ministria e Drejtësisë shtoi se gjithsej 11 parti politike pro-ruse tani janë ndaluar “për minimin e sovranitetit të Ukrainës”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!