Gjykata Themelore e Prishtinës: Ministrja Haxhiu shkeli ligjin kur anuloi konkursin për Noterët

schedule14:56 - 4 Mars, 2022

schedule 14:56 - 4 Mars, 2022

Më 20 shkurt të vitit 2020, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media kishte treguar se e ka anuluar komplet procesin e konkursit për përzgjedhjen e Noterëve, proces ky i cili ishte shpallur nga Ministria e Drejtësisë gjatë kohës që drejtohej nga Abelard Tahiri.

Një vendim të tillë të Albulena Haxhiut e ka shfuqizuar sot Gjykata Themelore e Prishtinës, duke konstatuar se procesi provimit të Noterisë i shpallur me datë 19 prill 2019 ka qenë i ligjshëm dhe i drejtë dhe duke shtuar se vendimi i ministres Haxhiu ka qenë i kundërligjshëm.

Anulohet vendimi i të paditurës, Ministria e Drejtësisë, Nr. 15/2020 Nr. Prot. 01 – 173 të datës 24.02.2020, si i kundërligjshëm dhe Vërtetohet procesi i Provimit për Noterinë i shpallur me datë 19 prill 2019 nga e paditura Ministria e Drejtësisë, si i ligjshëm dhe i drejtë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Vendimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vërtëtuar procesin e provimit për Noterinë si i ligjshëm dhe i drejtë

Prishtinë 04 mars 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, në konfliktin administrativ të paditësve Q.S, M.K, V.H, Y.B, A.R, K.K, A.Gj,V. D, A.V, A.Z, Q.M, A.T, A.K, B.B, G.G, B.B, I.D, M.G, A.B, S.H, F.D, Z.B, M.SH, L.L, Z.M, B.M, M.B, Xh.I.R, A.R, A.S, V.K, H.H, K.H.F, M.Z.S, A.O, B.B, F.S, R.Xh, A.M, D.R, E.M, A. H, B.B, A.Sh, F.R, K.S, I.B, M.P.SH, F.TH, SH.S, B.K, F.K, G.G, J.H, G.SH, V.H, E.D, L.V, N. B, A.D, A.H, A.Ç, M.M, S.S, F.S, M.B, F.D, L.K.ZH, B.R, SH.L, F.R.A, XH.S.D, N.P, F.B, V.A, M.I, V.D, M.M.A, A.RR, E.GJ, A.G, P.SH, A.G.SH, M.S.G, F.D,V.D, R.K, SH.M, B.B, E.K, O.C, V.A, S.B, J.L, M.M, A.SH, E.K.K, SH.A, A.B, A.B, SH.A, N.B.N, I.J si dhe B.P me bazë juridike anulim i vendimit, në seancën publike të shqyrtimit kryesor, të mbajtur në prani të palëve, me datën 1 shkurt 2022, ka marr Aktgjykim dhe është aprovuar në tërësi kërkesëpadia e paditësve si më lartë si e bazuar.

Anulohet vendimi i të paditurës, Ministria e Drejtësisë, Nr. 15/2020 Nr. Prot. 01 – 173 të datës 24.02.2020, si i kundërligjshëm dhe Vërtëtohet procesi i Provimit për Noterinë i shpallur me datë 19 prill 2019 nga e paditura Ministria e Drejtësisë, si i ligjshëm dhe i drejtë.

Kundër këtij aktgjykimi është e lejuar ankesa në afat prej 15 ditëve, nga dita e marrjes së të njëjtit, në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, përmes kësaj gjykate. /Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!