Gjykata Supreme vendos pro LVV për numërimin e votave të Diasporës

schedule19:50 - 30 Tetor, 2019

schedule 19:50 - 30 Tetor, 2019

Gjykata Supreme ka vendosur pro ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4 639 votave të diasporës që kishin arritur me vonesë. Tre javë pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, nuk dihet ende se kur KQZ do të dalë me rezultate përfundimtare. Pas certifikimit të rezultateve, Kosova ka afat prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.

Gjykata Supreme ka vendosur sërish në favor të ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e votave të diasporës që kanë arritur me vonesë. Janë 4 639 fletëvotime të cilat PZAP-ja nuk kishte lejuar të numëroheshin pasi kishin ardhur jashtë afatit të përcaktuar.

Supremja detyron KQZ-në që të numërojë këto fletëvotime. Në mbledhjen e së mërkurës KQZ-ja votoi pro rekomandimit të koordinatorit të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve që të përfshihen në rezultate përfundimtare edhe votat e një vendvotimi ku kanë munguar 450 fletëvotime.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se tri javë kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Kosovë ende nuk dihet se kur KQZ do të dalë me rezultate përfundimtare. Politologu Ramush Tahiri thotë se pas certifikimit të rezultateve, Kosova ka afat prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.

Ky është afati maksimal, mirëpo Kuvendi mund të konstituohet brenda 10-15 ditësh. Mbledhja e Kuvendit duhet të thirret 5 ditë përpara dhe të përgatiten deputetët e rinj. Pas konstituimit të Kuvendit presidenti ka afat 15 ditë që të nominojë kryeministrin nga partia fituese emrin e të cilit duhet ta dërgojë në Kuvend.

Kryeministri prej datës që emërohet nga kryeministri nga presidenti I ka 15 ditë që të formojë kabinetin qeverisës që ta prezantojë në Kuvend për votim. Në kuadër të përpjekjeve për krijimin e koalicionit qeverisës kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, është takuar Vjosa Osmanin e LDK-së. Në takim është biseduar për përgatitjen për qeverisjen e re.

“Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, ka shkruar Kurti në Facebook./ABC News Albania 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!