Administrata Trump do të rifillojë ekzekutimet federale për herë të parë në 17 vjet.
Gjykata e Lartë të hënën në mëngjes hodhi poshtë një kërkesë nga katër të burgosur, avokatët e të cilëve pretendojnë se plani për të rifilluar ekzekutimet shkel një ligj federal.
Vendimi hap rrugën që ekzekutimet e të burgosurve të rifillojnë në datën 13 korrik. Katër të burgosurit federalë që do të ekzekutoheshin në korrik dhe gusht janë dënuar për vrasje të fëmijëve dekada më parë. Njëri prej tyre Daniel Lewis Lee u dënua në vitin 1999 për vrasjen e një familje prej tre personash, përfshirë një vajzë tetë vjeçare, tre vite më parë.
Tre të burgosurit e tjerë, përfshirë dy të dënuar për përdhunim dhe vrasje të vajzave të reja, priten të ekzekutohehen pas korrikut dhe gushtit.
Ekzekutimi i fundit federal në Shtetet e Bashkuara u bë në vitin 2003, kur një veteran i luftës Louis Jones Jr u ekzekutua për rrëmbimin dhe vrasjen e një ushtareje 19-vjeçare.
Departamenti i Drejtësisë vitin e kaluar deklaroi ekzekutimin e pesë të burgosurve federalë pasi Byroja e Burgjeve miratoi një protokoll të injektimit vdekjeprurës të përdorur nga disa shtete. Sidoqoftë, sfidat ligjore vonuan ekzekutimet.
Në njoftimin e ekzekutimeve të planifikuara në fillim të këtij muaji, Prokurori i Përgjithshëm William Barr, një avokat tha që qeveria ua ka borxh “viktimave të këtyre krimeve të tmerrshme, dhe familjeve të tyre të lëna pas, për të kryer dënimin e marrë nga sistemi ynë i drejtësisë”.
Sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje, aktualisht ka 62 të burgosur që kanë marrë dënimin me vdekje në Shtetet e Bashkuara. /abcnews.al