Gjykata Supreme e Indisë miraton shfuqizimin e statusit special të Kashmirit

schedule12:45 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 12:45 - 11 Dhjetor, 2023

Gjykata Supreme e Indisë e ka lënë në fuqi vendimin për heqjen e statusit special për ish-shtetin Jamu dhe Kashmir. Qeveria e kryeministrit indian, Narendra Modi, e ka revokuar më 2019 Artikullin 370 të Kushtetutës, e cila i ka thënë këtij rajoni një lloj autonomie.

Ky vend me mbi 12 milionë njerëz është ndarë, po ashtu, në dy territore të administruara ndryshe prej tjetrës. Në vendimin e gjykatës është thënë se Qeveria duhet t’i mbajë zgjedhjet në këtë rajon, në shtator të vitit 2024.

Aty është thënë edhe se ky rajon duhet të rikthehet në formatin e një shteti, “sa më parë”.

“Shteti i Jamusë dhe Kashmirit nuk ka sovranitet të brendshëm më ndryshe sesa shtetet tjera”, është thënë në vendim.

Mes tjerash është përmendur që të krijohet një komision pajtimi, për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut në dekadat e fundit.

Revokimi i autonomisë ka qenë një prej premtimeve të Modit më 2019 dhe vendimi i gjykatës vjen disa muaj para se ai të garojë për një mandat të tretë në pushtet.

Politikanët lokalë në rajon janë shprehur të zhgënjyer nga vendimi i gjykatës. Rajoni i Jamusë dhe Kashmirit ka qenë dikur shtet, që i është bashkuar Indisë më 1947, pak pasi nën-kontinenti është ndarë prej regjimit britanik.

Vendet fqinje, India dhe Pakistani kanë luftuar dy herë për Kashmirin. Secila kontrollon pjesë të ndryshme të territorit dhe një armëpushim e parandalon vazhdimin e luftimeve./rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!