Gjykata suedeze liroi këtë të enjte ish-gjeneral brigade të Ushtrisë Siriane Muhammed Hama, i akuzuar për pjesëmarrje në krimet e luftës të kryera në Siri në vitin 2012.
Gjashtëdhjetë e pesë vjeçari Hamo jeton në Suedi, ku u arrestua në dhjetor dhe u akuzua për shkelje të ligjit ndërkombëtar në shkurt, sipas AP.
Dy ditë pas arrestimit, Hamo u la i lirë, pasi gjykata doli në përfundimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta mbajtur pas hekurave.
Në korrik 2012, Hamo dezertoi nga ushtria siriane dhe u bashkua me forcat që luftonin për të rrëzuar presidentin sirian Bashar al-Assad.
Opozita siriane pretendon se Hamo mori pjesë në betejat kundër rebelëve në Homs./abcnews.al