Gjykata Speciale refuzon kërkesën për lirim me kusht të Hashim Thaçit

schedule09:45 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 09:45 - 1 Dhjetor, 2021

Gjykata Speciale ka refuzua sërish lirimin me kusht për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Mediat në Kosovë raportojnë se gjykata ka refuzuar garancinë e Policisë së Kosovës.

Sipas një dokumenti të publikuar nga mediat vendase bëhet e ditur se gjykata speciale refuzimin e kërkesën e arsyeton me frikën e ndërhyrjes në procesin gjyqësor në Kosovë.

Po ashtu shfaqen edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara. Në arsyetim përmendet edhe sjellja e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së si dhe frika e dëshmitarëve.

“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokument.

Ish-presidenti i Kosovës akuzohet për “krime lufte” dhe aktakuzat iu konfirmua tetorin e vitit të kaluar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!