Gjykata ruse urdhëron arrestimin e gazetares që protestoi “live” në televizion

schedule07:56 - 21 Tetor, 2022

schedule 07:56 - 21 Tetor, 2022

Një gjykatë ruse ka urdhëruar arrestimin e gazetares Marina Ovsyannikova.

Ovsyannikova ishte në arrest shtëpiak, pasi protesteoi “live” në televizion, duke mbajtur në duar një poster që thoshte se Kremlini po gënjen për luftën në Ukrainë.

Ajo tashmë është arratisur nga Rusia, tha avokati i saj këtë javë, pasi refuzoi të respektonte masat e arrestit shtëpiak të cilave i ishte nënshtruar, shkruan Guardian.

Sa i përket Ovsyannikova-s, gjykata urdhëroi që ajo të mbahet në paraburgim për një muaj e 29 ditë, të caktuar nga momenti i ekstradimit të të akuzuarit në Federatën Ruse ose nga momenti i arrestimit të saj në Federatën Ruse. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!