Gjykata ruse anulon licencën për median e pavarur “Novaya Gazeta”

schedule12:52 - 5 Shtator, 2022

schedule 12:52 - 5 Shtator, 2022

Një gjykatë në Rusi ka anuluar licencën për një nga mediat e fundit të pavarura të mbetura në vend, sipas The Guardian.

“Novaya Gazeta” ishte kritike me pushtimin rus ndaj Ukrainës, ndaj që në krye të herës filloi të kishte probleme me Kremlinin. Për çështje teknike, autoriteti rus i mediave ka anuluar licencën, vendim që është certifikuar edhe nga një gjykatë ruse.

Themeluesi i kësaj medieje, Dimitry Muratov, fitues i çmimit Nobel për Paqe, ka preferuar të qëndrojë në Rusi pavarësisht frikës për sigurinë dhe lirinë e tij.

Gazeta dhe faqe të shumta interneti janë mbyllur. Menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt, Moska miratoi një ligj që kriminalizon shpërndarjen e informacionit të cilësuar “të rremë” që, sipas tyre, “diskrediton forcat e armatosura”.

Ligji u përdor si armë për të goditur gjithë kundërshtarët e luftës.

/abcnews.al