Pas rrëzimit të padisë për shpifje nga gjykata për kreun ne grupit parlamentar të PS Taulant Balla, Shkëlzen Berisha u shpreh se do ta ankimojë vendimin. Ndërsa deputeti socialist e cilësoi vendimin si një triumf i drejtësisë.
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha pasi ky i fundit kishte paditur kreun e grupit parlamentare të Partisë Socialiste Taulant Balla për shpifje. Balla pas përfundimit të seancës deklaroi se ky është një triumf i drejtësisë.
Ndërsa Shkëlzen Berisha u shpreh se Balla vazhdon që të shpifë dhe mohoi faktin që ka detyrime tatimore të pa shlyera. Berisha tha se gjykatësja ka dashur të lajë duart për shkak të presionit politik të organizatës kriminale në pushtet.
Djali i ish-kryeministrit Berisha paralajmëroi se do të ankimojë vendimin deri sa të marrë drejtësi. Shkëlzen Berisha kishte paditur deputetin e PS Taulant Balla pasi pretendon se ky i fundit ka shpifur për të nga foltorja e drejtuesit të Komisionit Hetimor Parlamentar të çështjes CEZ teksa ka thënë se ai kishte shmangur pagimin e taksave./ABC News Albania 24/7