Gjykata rrëzon dënimin për abuzim seksual, lirohet nga burgu komediani amerikan

schedule21:45 - 30 Qershor, 2021

schedule 21:45 - 30 Qershor, 2021

Komediani amerikan Bill Cosby ka dalë nga burgu, pasi Gjykata e Lartë e Pensilvanisë rrëzoi akuzën e tij për abuzim seksual.

Gjykatësit thanë se ka pasur “shkelje të procesit” nga prokuroria por pranuan që vendimi i tyre ishte i pazakontë.

Cosby, 83 vjeç, prej më shumë se dy vitesh ndodhej në burg, ndërsa rrezikonte tre deri në 10 vite.

Në vitin 2018 ai u shpall fajtor për drogë dhe ngacmim të ish-basketbollistit Andrea Constand.

Cosby është i njohur më së shumti në serialin televiziv të viteve 1980 The Cosby Show dhe dikur njihej edhe si “Babai i Amerikës”.

Dhjetëra gra e akuzuan aktorin publikisht për sulme seksuale, megjithëse ai u gjykua penalisht vetëm për incidentin kundër Andrea Constand. Arrestimi i tij në 2018 u pa si një moment historik në lëvizjen #MeToo. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!