Gjykata refuzon kërkesën e Trump për rezultatin e zgjedhjeve në Pensilvani

schedule10:14 - 28 Nëntor, 2020

schedule 10:14 - 28 Nëntor, 2020

Ekipi ligjor i presidentit Donald Trump pësoi një humbje tjetër të premten ndërsa një gjykatë federale e apelit në Filadelfia hodhi poshtë përpjekjen e fundit të fushatës për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

Fushata e Trump kishte bërë kërkesën  gjatë këtij muaji, duke deklaruar se numërimi i votave në këtë shtet nuk ishte kryer në mënyrën e duhur prandaj u kërkua nga gjykata që të ndërpriste certifikimin e rezultateve.

Por, më 27 nëntor, gjyqtari Spehanos Bibas tha se “këto pretendime kërkojnë edhe dëshmi. Ne nuk i kemi parë ato”.

Bibas, i cili ishte nominuar nga Trump si gjyqtar,  shtoi se “zgjedhjet e lira dhe të drejta  janë gjaku i demokracisë sonë. Akuzat për padrejtësi në zgjedhje janë serioze. Por, t’i quash zgjedhjet e padrejta, nuk i bën ato të tilla”.

Më herët gjatë kësaj jave,  Biden u shpall fitues në Pensilvani pasi fitoi më shumë  vota popullore. Sipas ligjit në këtë shtet, kandidati presidencial që fiton më shumë vota popullore fiton po ashtu edhe 20 votat elektorale të Pensilvanisë.

Presidenti Trump ka refuzuar që ta pranojë humbjen dhe vazhdon të pretendojë se zgjedhjet ishin të manipuluara. Megjithatë, Trump tha më 26 nëntor se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë nëse Kolegji Elektoral voton për Biden.

Më 23 nëntor, ka nisur edhe zyrtarisht procesi i trazicionit të Biden për në Shtëpinë e Bardhë.

Që të gjitha 50 shtetet e SHBA-së duhet të certifikojnë rezultatet përpara se Kolegji Zgjedhor të mblidhet më 14 dhjetor dhe të gjitha proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me votimet, duhet të mbyllen deri më 8 dhjetor. Biden ka fituar më shumë vota elektorale dhe vota popullore kundrejt Trumpit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!