Fabrizio Miccoli ka lënë qelinë. Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Palermos ka dalë nga burgu dhe dënimi i tij është kthyer në shërbim social.
Miccoli, i cili vjet për pak kohë ishte edhe pjesë e Dinamos në Kategorinë e Parë, ishte dënuar më parë për “zhvatje me metoda mafioze” me tre vite e tre muaj burg.
Dënimin ai nisi ta kryente nga 24 nëntori i vitit të shkuar, ndërkohë që Gjykata e Venecias e mori parasysh kërkesën që bëri avokati i Miccolit. / abcnews.al