Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Lushnje, Indrit Sefa, në një intervistë në “Abc Live ka folur për vendimin e gjykatës e cila ka njohur ndryshimet statutore të propozuara nga Kuvendi 11 dhjetorit nga Komisioni i Rithemelimit. Sefa argumentoi sipas tij arsyet se përse është shkelur ligji në dhënien e këtij vendimi. Këtu theksoi se kërkesa e PD si palë e interesuar në proces sipas tij nuk është shqyrtuar.
“Gjyqtari që kur është paraqitur kërkesa ka pezulluar shqyrtimin e kësaj kërkese për faktin e vetëm se nuk kishin mbaruar afatet proceduriale. Procedura e ankimit është më e ndryshme se normalja. Por PD ka treguar edhe me formë shkresore në këtë proces shumë shkresa zyrtare Agron Zhukrit duke i thënë se PD është palë e interesuar në këtë proces. Këtu fillon shkelja. Sepse ky gjyqtar nuk na ka thirrur si palë e interesuar në proces.
Gjykata e Tiranës s’e ka zbardhur ende vendimin për të cilin ne kemi qenë në proces për ndryshimet statutore të 17 korrikut. Ky gjyqtar ku e ka gjetur statutin e 17 që nuk ka parë ligjshmëri. Se gjyqtari s’mund të hyjë me statuse facebook-u apo artikuj por duhet të ketë statutin të zbardhur. Pasi e ka aty shikon dispozitat mënyrën e organizimit të Kuvendit dhe pastaj merr vendim”.
“S’mund të themi sa do jetë afati. Kanë afate këto kërkesa, por duke qenë se situata është e rënduar edhe në gjykata, besoj do jetë shqyrtim normal”.
Ndërsa foli për bashkimin e PD, Sefa tha se duhet të bëhet përmes ideve.
“Bashkimi s’mund të bëhet mekanik, por duhet të jetë bashkim idesh”.
/abcnews.al