Gjykata e Sarajeves ka kërkuar ndihem e INTERPOLIT per arrestimin e presidentit te Republikës Sërpska Millorad Dodik, dhe kryetarit e Kuvendit të këtij entiteti serb, Nenad Stevandiç.
Vete INTERPOL-i sqaroj se nuk lëshon fletarreste, por “me kërkesë të shteteve anëtare dhe pas kontrolleve të përputhshmërisë, INTERPOL-i lëshon njoftime ndërkombëtare për të kërkuarit që njihej si ‘njoftime të kuqe’”.
“Njoftimi i kuq” alarmon policitë në gjithë botën për të arratisurit që kërkohen ndërkombëtarisht dhe ndihmon në sjelljen e tyre para drejtësisë.
Megjithatë, është në kompetencën e vendeve anëtare të INTERPOL-it për të vendosur nëse do të arrestojnë një person ose jo.
Nga Izraeli, lideri Milorad Dodik reagoi për urdher-arrestin, duke paralajmeruar se javën e ardhshme do të kthehet paqësisht në Srpska. Ai tha se gjyqësori I Bosnjes po vazhdon të keqpërdoret për qëllime politike.
” Ata duan të më izolojnë. Plani i Sarajevës nuk është i panjohur. Na takon neve të luftojmë dhe unë nuk kam ndërmend të heq dorë.
Si president i Republikës Srpska, unë respektoj mbi të gjitha vendimet e Kuvendit Kombëtar.”
Nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës është bërë e ditur se ndihma nga Interpoli eshte kerkuar më 26 mars nga Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës, pasi i ngarkon Dodikun dhe Stevandiqin, bashkë me kryeministrin e RS-së, Radovan Vishkoviç, dhe “persona të tjerë”, për sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnjë e Hercegovinës.
Si bazë për lëshimin e fletarrestimeve, Prokuroria e Bosnjës ka deklaruar se Dodik dhe Stevandiq, “duke shfrytëzuar pozitat e tyre të larta në entitetin Republika Sërpska, duke shmangur procedurat ligjore të kontrollit kufitar, kanë kaluar kufirin shtetëror dhe kanë lëshuar territorin e Bosnjë e Hercegovinës”.
Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka deklaruar se Dodik aktualisht ndodhet në Izrael, ndersa mendohet se ka kaluar në rrethana ende të paqarta, kufirin mes Bosnjës dhe Serbisë, nga ku eshte nisur me pas per Tel Aviv.
Policia kufitare e Bosnjës ka njoftuar se po zhvillon hetime lidhur me kalimin e kufirit nga Dodiku, duke theksuar se në pikën kufitare ndërkombëtare Raça mes Bosnjës dhe Serbisë nuk ka barriera kufitare.
Kërkesa për arrestimin e zyrtarëve më të lartë të RS-së vjen në një periudhë të trazuar që pasoi pasi më 26 shkurt Dodik u dënua në shkallë të parë nga Gjykata e Bosnjës me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për të mbajtur funksione publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje.