Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Rusisë: Ndalo menjëherë sulmin në Ukrainë!

schedule17:45 - 16 Mars, 2022

schedule 17:45 - 16 Mars, 2022

Gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) kanë urdhëruar Rusinë të pezullojë operacionet ushtarake në Ukrainë.

Ata thonë se Rusia duhet të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake në Ukrainë dhe të sigurojë që çdo njësi ushtarake apo popull i mbështetur ose i kontrolluar prej saj të mos marrë asnjë hap për të çuar më tej operacionin ushtarak.

Të dyja palët duhet të përmbahen nga çdo veprim që mund të përkeqësojë mosmarrëveshjen ose ta bëjë më të vështirë zgjidhjen e tij, raporton BBC.

Gjyqtarët refuzuan të urdhëronin Rusinë që të raportonte mbi progresin, por detyrimet ligjore ndërkombëtare e detyrojnë atë të pajtohet.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka cilësuar atë si ” fitore të plotë”dhe tha se nëse Rusia e injoronte urdhrin, do të izolohej më tej. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!