Gjykata liron Rovena Vodën: Lufta vazhdon për pafajësi

schedule11:42 - 15 Korrik, 2022

schedule 11:42 - 15 Korrik, 2022

Ish-zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda fiton lirinë. Gazetari Ermal Vija raporton se Gjykata e Posaçme ka shuar masën e arrestit me burg.

Megjithëse pa masë sigurie, Voda thotë se ka humbur një betejë dhe se do të luftojë për pafajësi.

“Kam humbur një beteje, por lufta vazhdon për pafajsinë”, është shprehur ish-zv.ministrja e Brendshme.

Rovena Voda u dënua në shkallen e parë me 10 muaj burg pasi dyshohet se ndikoi për të punesuar një person në administraten shteterore kundrejt rryshfetit.

Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Voda kishte marrë 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Florida Beun në ministri. Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!