Gjykata Penale e Tiranës ka lënë sot nën masën e sigurisë “burg pa afat” Zamir Sijanin, 43 vjeçarin e arrestuar pak dite më parë për akte dhune gjatë protestës së fundit të opozitës.
Sijani akuzohet se qëlloi me shufër hekuri në kokë babë e bir gjatë protestës së organizuar në mbrëmjen e 2 qershorit.
Sipas hetimeve të deritanishme, Zamir Sijani akuzohet se ka goditur me mjete të forta shtetasit, Ymer Çelën dhe Erjon Çelën, babë e bir banues në Tiranë. 43-vjeçari, nga fshati Xhafzotaj i Durrësit, rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”./ABC News Albania 24/7