Gjykata e Korçës ka lënë në burg ish drejtorin e burgut të Fushë Krujës, Durim Toska i cili u ndalua nga policia e Pogradecit me akuzën e dhunës në familje dhe armbëmbajtjes pa leje.
Në seancën e përcaktimit të masës së sigurisë, prokuroria kërkoi arrest me burg për 53-vjecarin deri në përfundim të hetimeve, kërkesë që u pranua nga gjykata.
Dy avokatët mbrojtës të Toskës kërkuan një masë sigurie më të lehtë me argumentin se 53-vjeçari nuk e kishte dhunuar bashkëshorten, por kishin patur një debat normal familjar. Mësohet se edhe bashkëshortja ka tërhequr akuzën për dhunë në familje.
Sa i takon armës së gjetur nga policia gjatë kontrollit të banesës, Toska ka mohuar të ketë dijeni për ekzistencën e saj. Durim Toska u arrestua tre ditë më parë nga policia e Pogradecit, pas denoncimit të bashkëshortes për dhunë në familje. Gjatë kontrollit të banesës policia gjeti dhe një pistoletë model cek të cilën e mbante pa leje./abcnews.al