Florenc Çapja do të qëndrojë në masën e sigurisë arrest me burg. Gjykata e Elbasanit nuk ndryshoi masën e vendosur kohën e arrestimit dhe pse avokati i të arrestuarit ka kërkuar masë më të zbutur.
Gjykata e Elbasanit la masën e sigurisë arrest me burg per Florenc Çapjan, Etien Canin dhe Ervis Bardhi. Çapja akuzohet për tentativën së vrasjes së ish-policit, Fadil Mema, një krim i ndodhur në vitin 2006.
Ndërkohë që Mema u ekzekutua më pas në 2015. Ngjarja në ngarkim të Çapajt ka ndodhur 13 vite më parë, më 30 Janar të 2006-s. Mema atë kohë u plagos në sy të familjarëve të tij.
Çapja u shoqërua disa herë në polici, por për mungesë provash është lënë i lirë. Dyshimet ishin se atentati ndaj Memës u bë për shkak të hakmarrjes, pasi kunati i Fadil Memës, u akuzua për vrasjen e Sokol Çapajt, xhaxhait të Florenc Çapajt.
Pas atentatit, familja Mema u largua në Itali, por në 13 Mars të 2015-s, Fadil Mema u qëllua për vdekje në Torino, me 6 plumba pistolete. Në atë kohë ngjarja ndodhi pranë banesës ku ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët ku kishte nisur jetën si shpërndarës gazetash.
Masa e arrestit ndaj Çapajt, është dhënë vetëm për tentativën e vrasjes në 2006. Për Ervis Bardhi dhe Etien Cani masa e sigurisë së arrestit me burg u dha në mungesë pasi ata janë shpallur në kërkim si të dyshuar si autorë të vrasjes në vitin 2012, të Gentian Beqirit dhe babait të tij.
/ABC News Albania 24/7