Gjykata e Krime të rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Marjo Zeqirin i arrestuar në kuadër të operacionit Vlo-lvo 4. Gjyqtari Bibë Ndreca i kishte caktuar në tetor të vitit të shkuar masën e aigurisë Arrest me burg në munges. Marjo Zeqiri i njohur me pseudonimin Edinjo është i akuzuar për trafik droge dhe pjesmarrje në grup të struktuaruar kriminal. Zeqiri dyshohet se është pjesë e grupit kriminal Avdylajt. Dosja hetimore te Krimet e Rënda përfshin në tatal 44 persona. Nga përgjimiet e anëtarevë të grupit, dolën edhe si të përfshirë për akuzën e korrupsionit edhe ish -drejtori i Burgjeve Arben Çuko, por edhe Arben Ndoka, me abuzimet e pronave në bregdetin e Lezhës. /ABC News Albania 24/7
Gjykata lë në burg anëtarin e grupit të Shijakut, Marjo Zeqiri
schedule14:26 - 22 Maj, 2019
schedule 14:26 - 22 Maj, 2019