Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD për t’i hequr mandatin deputetit të PS, Vullnet Sinaj.
Me shumicë votash, gjyqtarët vendosën të rrëzojnë të treja kërkesat e 14 deputetëve të grupit parlamentar të demokratëve.
Ata kërkuan, shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për të mos e dërguar mandatin e Sinajt në Gjykatën Kushtetuese, dhe detyrimin për ta derguar atë, në menyrë që Kushtetuesja të merrte vendim për ta marrë ose jo, ajo në shqyrtim.
Kësaj radhe, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Kuvendit, dhe Sinaj do të vijojë të jetë deputet. Keshtu, bien edhe akuzat e demokratëve, se Sinaj si deputet i PS nëpërmjet bizneseve të tij të supermarketeve ka përfituar 36 mijë euro nga buxheti i shtetit.
Por ndryshe nga Sinaj, për Olta Xhaçkën, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë Kuvendin dhe t’i japë të drejtë PD, si dhe e urdhëroi t’i sjellë mandatin e saj për shqyrtim.
Përplasja mes Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit zgjati dy vite, deri në Komisionin e Venecias.
Por në Kushtetuese, kryetare vijon të jetë e njëjta gjyqtare, Holta Zacaj.
A ka lidhje ky ndryshim qasjeje të Gjykates Kushtetuese me mandatin e saj personal?
Zacaj duhet të kishte lënë zyrën e kryetares dhe gjyqtares prej datës 5 mars, por Gjykata e Lartë e cila fillimisht nxitoi ta zëvendësojë, por më pas çuditërisht nuk po i gjente dot zëvendësuesin, pasi kandidatët po tërhiqeshin nga gara.
Falë kësaj loje, Zaçajt i kanë lënë mundësinë të vijojë të ushtrojë detyrën si kryetare e gjyqtare pa mbarim, derisa të gjendet zëvendësuesi./abcnews.al