Gjykata Kushtetuese rishqyrton “30 Qershorin”, vendoset për datën

schedule16:00 - 19 Tetor, 2021

schedule 16:00 - 19 Tetor, 2021

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të marrë në rishqyrtim çështjen për zgjedhjet e “30 qershorit”. Sipas njoftimit zyrtarë nga Gjykata Kushtetuese, seanca për rishqyrtimin e “30 qershorit” do të mbahet më 2 nëntor në orën 10:00.

Kujtojmë se Kushtetuesja iu drejtua “Venecias” për të marrë një opinion lidhur me këtë çështje. Këto të fundit me një përgjigje të disa ditëve më parë lanë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit duke argumentuar se Kushtetuesja nuk ka kompetence vlerësimin e vlefshmërisë së tyre.

Në opinionin paraprak të ekspertëve të Venecias  thuhet se bojkoti i partive politike siç ndodhi me PD dhe LSI nuk përbën arsye ligjore që të vihet ne pikëpyetje periodiciteti i zgjedhjeve që sipas kushtetutës mbahen çdo 4 vjet.

Sjellim ndërmend se padia erdhi nga shoqata e bashkive të drejtuar nga Voltana Ademi qe kërkon pavlefshmërësinë e zgjedhjeve lokale, me argumentin se Presidenti i Republikës e anuloi dekretin për mbajtjen e tyre, ndërsa opozita i bojkotoi ato dhe në gjysmën e bashkive nuk kishte garë.

Njoftimi i GJK: 

“1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.

  1. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.”.

Si është njoftuar më parë, në seancën plenare publike të datës 23.06.2021, Gjykata, në bazë të nenit 44/b të ligjit nr. 8577/2000, ka vendosur të pezullojë gjykimin e kësaj çështjeje dhe të kërkojë amicus curia nga Komisioni i Venecies.

Në datën 18.10.2021, ora 15:54, në rrugë elektronike, Komisioni i Venecies i ka dërguar Gjykatës Opinionin amicus curiae “Mbi kompetencën e Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të zhvilluara në datën 30 qershor 2019” (në gjuhën angleze dhe franceze), i miratuar në Sesionin e 128-të të tij, datë 15-16 tetor 2021 (Dokumenti CDL-AD(2021)026).

Për sa më sipër, Gjykata e mbledhur menjëherë vlerësoi se duhet të rihapet seanca plenare publike, pasi me ardhjen e Opinionit amicus curiae ka rënë shkaku i masës së pezullimit të shqyrtimit të çështjes.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese,

V E N D O S I:

– Konstatimin e rënies së shkakut të masës së pezullimit të çështjes nr. 7 (S) 2019 të Regjistrit Themeltar.

– Rihapjen e seancës plenare dhe caktimin e saj në datën 02.11.2021, ora 10:00.

– Njoftimin e pjesëmarrësve në gjykimin kushtetues për datën e zhvillimit të seancës plenare.

– Dërgimin menjëherë të një kopjeje të opinionit zyrtar amicus curia pjesëmarrësve në gjykimin kushtetues.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!