Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sot për të shqyrtuar zgjedhjet e 30 Qershorit. Pas marrjes së opinionit final të Komisionit të Venecias, “Kushtetuesja” ka njoftuar mbledhjen ditën e sotme, në orën 10:00.
Pritet që trupa gjykuese të marrë vendimin final për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, nëse ishin apo jo legjitime, shkruan abcnews.al.
Kujtojmë se Kushtetuesja iu drejtua “Venecias” për të marrë një opinion lidhur me këtë çështje. Këto të fundit me një përgjigje të disa ditëve më parë lanë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit duke argumentuar se GJK nuk ka kompetence vlerësimin e vlefshmërisë së tyre.
Në opinionin paraprak të ekspertëve të Venecias thuhet se bojkoti i partive politike siç ndodhi me PD dhe LSI nuk përbën arsye ligjore që të vihet ne pikëpyetje periodiciteti i zgjedhjeve që sipas kushtetutës mbahen çdo 4 vjet.
Sjellim ndërmend se padia erdhi nga shoqata e bashkive të drejtuar nga Voltana Ademi qe kërkon pavlefshmërësinë e zgjedhjeve lokale, me argumentin se Presidenti i Republikës e anuloi dekretin për mbajtjen e tyre, ndërsa opozita i bojkotoi ato dhe në gjysmën e bashkive nuk kishte garë. g.v/abcnews.al