Besnik Muçi nuk do të jetë më anëtar i Gjykatës Kushtetuese sipas vendimit të djeshëm të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Duket se edhe vetë Gjykata Kushtetuese nuk është vonuar dhe fill pas këtij vendimi e ka fshirë Muçin nga faqja e saj ndërkohë që ka njoftuar Presidencën për vakancën e re.
Tashmë, procedura për zgjedhjen e anëtarit të ri që do të zëvendësojë Muçin nis sërish.
Gjatë mesditës së sotme, Meta priti Muçin në Presidencë duke i kërkuar ndër të tjera që të heqë dorë nga kërkesa që të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë për mandatin e tij.
Por, duket se me këtë veprim të fundit duke shpallur vakancën, gjykata ka njohur vendimin e KPA duke i kërkuar Metës nisjen e procedurave për zëvendësimin e Muçit.
Gjykata ka fshirë Muçin gjithashtu edhe nga faqja e saj duke mbetur me vetëm katër anëtarë. /abcnews.al