Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gjykata jep vendimin për tre të rinjtë që tentuan të djegin me benzinë 16-vjeçaren në Tiranë

schedule11:06 - 27 Gusht, 2022

schedule 11:06 - 27 Gusht, 2022

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për tre të rinjtë që pak ditë më parë rrahën, futën në bagazhin e makinës dhe tentuan të djegin me benzinë një 16-vjeçare në Tiranë.

Lexo edhe: “Do të djeg me benzinë”, zbulohet plani i frikshëm i të riut për të dashurën: Si e ndihmuan shokët

Fillimisht u arrestua 25-vjeçari Ardit Çela, i cili pretendonte se kishte lidhje dashurie me të miturën. Bashkë me dy shokët e tij, Enea Xhorin dhe një 17-vjeçar, rezulton sipas policisë së ata kanë rrahur fillimisht vajzën pranë një pallati në kryeqytet dhe më pas e kanë futur në bagazhin e makinës duke tentuar djegien e saj me benzinë.



Për fat të mirë plani i tyre nuk ka shkuar siç duhej dhe e mitura ka shpëtuar. Gjykata vendosi sot të japë masën e sigurisë “arrest me burg” për Ardit Çelën, si edhe detyrim paraqitje për Enea Xhorin dhe 17-vjeçarin me inicialet D.M.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e sotme, sipas të cilit, dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, 3 shtetas (dy prej të cilëve të arrestuar në flagrancë) kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje, si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë), ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur arrestimin e shtetasit A. Ç., 25 vjeç.

Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!