Gjykata italiane kundër Melonit/ Vendimi: Prindi 1 dhe prindi 2, në vend të “nënë” dhe “baba”

schedule21:44 - 9 Prill, 2025

schedule 21:44 - 9 Prill, 2025

Gjykata e Lartë në Itali vendosi se në kartat e identitetit do të shkruhet emërtimi “prind” në vend të baba ose nënë. Ky vendim u mor me qëllimin për të parandaluar diskriminimin ndaj çifteve të të njëjtit seks.

Sipas mediave italiane Gjykata e Lartë në Romë ka gjykuar se përdorimi i termave baba dhe nënë është “diskriminues ndaj çifteve të të njëjtit seks”.

Me këtë vendim Gjykata e Lartë rrëzoi ankimin e mëparshëm të Ministrisë së Brendshme të Italisë.

Beteja ligjore nisi në vitin 2019, kur një dekret i firmosur nga ministri i Brendshëm i atëhershëm, Matteo Salvini, vendosi fjalët nënë/baba në dokumente në vend të termit “Prindi”.

“Ne do të mbrojmë familjen natyrale të themeluar në bashkimin midis një burri dhe një gruaje”, deklaroi Salvini në atë kohë, por ai u rrëzua nga apeli dhe më pas edhe nga Gjykata e Lartë.

Në Itali këtyre çifteve u ndalohet gjithashtu të birësojnë fëmijë, por nuk ka kufizime ligjore për kujdestarinë. Aktivistet e te drejtave te njeriut kane kritikuar vazhdimisht qeverinë italiane për diskriminim ndaj këtyre grupimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!