Gjykata franceze lëshon urdhër arresti për presidentin sirian

schedule14:08 - 15 Nëntor, 2023

schedule 14:08 - 15 Nëntor, 2023

Gjykata franceze ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin sirian Bashar al-Assad, vëllain e tij Maher al- Assad dhe dy zyrtarë të lartë sirianë. Sipas vendimit të gjykatës, ata janë akuzuar për përdorimin e armëve kimike të ndaluara kundër civilëve në Siri në vitin 2013.

Urdhër-arrestet, të cilat kanë të bëjnë me akuzat për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim në krime lufte, u lëshuan pas një hetimi penal për dy sulme me armë kimike në qytetin sirian të Douma dhe distriktin Ghouta Lindore në gusht 2013, ku vdiqën më shumë se 1 mijë persona.

Ky është urdhri i parë ndërkombëtar i lëshuar për presidentin e shtetit sirian, forcat e të cilit, shtypën brutalisht protestat e nisura në vitin 2011, të cilat ekspertët e OKB-së i vlerësuan si krim lufte.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!