Gjykata e Tiranës zbut masën e sigurisë për ish-asistenten e Milena Haritos

schedule13:58 - 16 Korrik, 2020

schedule 13:58 - 16 Korrik, 2020

Gjykata e Tiranës zbut masën e sigurisë për  Amarilda Lekën të akuzuar për mashtrim.

Gjykata ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie.

LEXO edhe: Kishte kthyer mashtrimin në profesion: Si i mori gjatë 4 viteve 75 mijë euro “juristja” Amarilda Leka

Vendimi për ish-asistenten e Milena Haritos është marrë pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës.

33-vjecarja Leka akuzohet për mashtrim pasi ka përvetësuar shuma të mëdha parash nga qytetarë të ndryshëm.

Ajo i mashtronte duke u prezantuar si juriste e Gjykatës së lartë dhe si nusja e djalit të ish-ministrit të Mbrojtjes, me justifikimin se do i ndihmonte të nxirrte nga burgu personat e dënuar./abcnews.al