Fshehu dënimin në Itali, në 3 nëntor vendoset fati i ish-kryebashkiakut të Shkodrës

schedule12:18 - 22 Tetor, 2020

schedule 12:18 - 22 Tetor, 2020

Gjykata e Tiranës ka caktuar datën 3 nëntor për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë që ka kërkuar pushimin e çështjes për Valdrin Pjetrin. Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja paraprake Oltiona Goxha.

Ish-kreu i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i vulave ose i formularëve” .

Pjetri u zgjodh kryetar bashkie nga zgjedhjet lokale të 2019 në Shkodër, por dha dorëheqjen pasi PD-ja i nxori vendimin se kishte pasur një të shkuar kriminale dhe një dënim për trafik droge në Itali.

Për akuzën e falsifikimit, pasi e fshehu në formularin e dekriminalizimit të shkuarën, ai u mor i pandehur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!