Gjykata e Tiranës njeh Erjon Veliajn si kryebashkiak

schedule15:00 - 24 Korrik, 2019

schedule 15:00 - 24 Korrik, 2019

Gjykata e Tiranës ka njohur sot në mesditë Erjon Veliajn  si kryetar i Bashkisë Tiranë.

Veliaj e paraqiti  vetëm këtë javë kërkesën e tij, pasi rezultati për Tiranën ishte në shqyrtim në Kolegj Zgjedhor.

Bindja Demokratike kërkoi që të hapeshin kutitë pasi pretendonte manipulime, por Kolegji vendosi të hënën ta rrëzojë ankesën, dhe të lërë në fuqi rezultatet që kishte publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Pas këtij vendimi gjyqësor, Veliaj u drejtua në Gjykatë, për të kërkuar vërtetimin e faktit se ishte shpallur fitues. Kolegji do të shprehet nesër për Padinë e Bindjes për bashkinë Kamëz, ndërsa vendimi i dytë gjyqësor për njohjen ose jo të fituesit socialist në Vorë, do të jetë të martën./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!