Gjykata e Strasburgut refuzon kërkesën e zyrës ligjore serbe lidhur me ligjin për Liritë Fetare

schedule13:09 - 2 Shkurt, 2020

schedule 13:09 - 2 Shkurt, 2020

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka refuzuar një kërkesë të Zyrës ligjore Radik të Beogradit që kërkonte të ndalohej zbatimi i Ligjit për Liritë fetare në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e Ligjit ose deri në arritjen e një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe.

Firma ligjore serbe Radic kishte kërkuar nga Gjykata e Strasburgut nxjerrjen e një masë të përkohshme që do të ndalonte autoritetet shtetërore të Malit të Zi të zbatonin Ligjin për Liritë Fetare, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi.”Gjykata e Strasburgut e kundërshtoi një kërkesë të tillë, gjë që iu njoftua Zyrës së Përfaqësuesit të Malit të Zi në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut,” theksoi qeveria.

Qeveria malazeze tha gjithashtu se Mali i Zi fitoi një çështje para Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut në vitin 2012, pas një padie të paraqitur nga kisha ortodokse serbe, SPC, e cila kërkonte kthimin e pronave të kishave në Mal të Zi.“Gjykata e Strasburgut asokohe hodhi poshtë padinë e SPC-së, së cilës iu bashkua edhe Republika e Serbisë, si qartazi e pabazuar dhe e papranueshme, duke konstatuar se paditësit nuk kishin as “pasuri ekzistuese” dhe as “pritje të ligjshme” për rikuperimin e pasurisë për të cilën kërkonin kthimin, tha qeveria malazeze.

Mediat në Beograd komentuan gjithashtu këtë vendim të Strasburgut, duke shkruar në tituj se gjykata e Strasburgut vendosi: “Nuk ka asnjë ndalim në zbatimin e Ligjit për Liritë fetare”. Ndërsa mediat në Podgoricë komentuan se Strasburgu është provë e mëtejshme se vërejtjet e bëra ndaj ligjit për liritë fetare janë natyrë politike dhe ideologjike dhe nuk kanë asnjë bazë në ligjet vendase apo ndërkombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!