Gjykata e shpalli të pafajshëm, prokuroria apeloi vendimin. Lear Kurti do të përballej me drejtësinë, por vdiq në duart e policisë

schedule11:48 - 20 Tetor, 2022

schedule 11:48 - 20 Tetor, 2022

Detaje të reja kanë dalë në dritë për 32-vjeçarin Lear Kurti, i cili humbi jetën pasi u shoqërua në komisariat mbrëmjen e djeshme.

Lexo edhe: Kronologjia/ Si vdiq i riu në duart e policisë, efektivët iu vunë pas sapo ai zbriti nga makina. Dëshmia e shokut

Gazetari Ermal Vija bën me dije për abcnews.al se Kurti do të përballej së shpejti me gjykatën, për një çështje të vitit 2016.

Gjykata e Apelit në Tiranë do të shqyrtonte një proces gjyqësor në ngarkim te Lear Kurtit me akuzën e falsifikimit të kartmonedhave të kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe: Vdekja e të riut në duart e policisë, familjarët reagojnë në ABC: Nuk na lejojnë të shohim djalin

Kurti ishte shpallur i pafajshëm në vitin 2016, por vendimi u apelua nga prokuroria e Tiranës. Senaca ishte parashikuar të mbahej më 25 tetor në Gjykatën e Apelit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!