Gjykata e Shkodrës lë në burg grabitësit e bankës në Koplik

schedule09:14 - 8 Qershor, 2022

schedule 09:14 - 8 Qershor, 2022

SHKODËR –Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për tre autorët e dyshuar të grabitjes së bankës në Koplik. Gjykata ka lënë në burg shtetasit Bekim Gurra, Admir Shaba dhe Armir Shaka.

Rreth një muaj pas grabitjes, policia mundi që të identifikojë dhe të vërë në pranga tre grabitësit.

Fillimisht në pranga ra 22 vjeçari Bekim Guraj, i cili i maskua bashkë me 2 kushërinjtë e tij Armir dhe Admir Shabaj me një mjet “Golf 3” dhe të armatosur me 2 kallashnikov kryen grabitjen.

Ata do të dalin sot para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.

/abcnews.al/