Gjykata e Shkodrës lë në burg Frederik Totën

schedule13:45 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 13:45 - 22 Dhjetor, 2017

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër la në burg Frederik Totën, i cili akuzohet për prostitucion. Ai kërkoi ndryshim të masës së sigurisë. Ndërkohë mësohet se gjyqtarja e çështjes, Izabela Radovani, ka dhënë dorëheqjen nga çështja për arsye personale. Menjeherë ka reaguar vëllai i Frederik Totës, Viljalm Tata i cili thotë se nuk ka asnjë provë për vëllain e tij dhe se mbahet me pa të drejtë. Rinard Tota, u arrestua gjatë operacionit “Balerinat”, por më parë ka qenë akuzuar si bashkëpunëtor në një vrasje që ka ndodhur 14 janar 1999 në lagjen “Vojo Kushi”, në Shkodër ku u ekzekutuan vëllezërit Artur e Osman Alibali. Tota kreu një dënim prej rreth 5 vitesh burg, ndërsa me pas u lirua për mungesë provash./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!