Gjykata e Shkodrës le në burg 17 vjeçarin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Kukës

schedule18:08 - 13 Nëntor, 2017

schedule 18:08 - 13 Nëntor, 2017

17 vjeçari që vrau me thikë të riun në Kukës do të qëndrojë në qeli. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Shkodrës. Roland Matranxhi akuzohet për veprat penale “vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. I pandehuri ka deklaruar në gjykatë se nuk ka dashur të vrasë shtetasin Alkis Metallari. Ndërsa avokati mbrojtës, Anton Kosteri, është shprehur se Roland Matranxhi është sulmuar dhe goditur me mjete të forta nga viktima dhe një person tjetër dhe se i dyshuari ka qënë duke mbrojtur veten. Krimi ndodhi me 10 nëntor në qendër të Kukësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!