Gjykata e Prishtinës dënon me burg me kusht 4 deputetët e Vetëvendosjes

schedule13:49 - 3 Janar, 2018

schedule 13:49 - 3 Janar, 2018

GJykata e Prishtinës ka dënuar me burg me kusht 4 deputetët e lëvizjes Vetëvendosje. Albin Kurit, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj Bujupi u shpallën fajtor për lëshimin e gazit lotësjellës në ambjentet e kuvendit të Kosovës.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur vendimin për deputetët e Vetëvendosjes, që u akuzuan për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Sipas mediave kosovare, gjykatësi Beqir Kalludra, i ka shpallur fajtorë, duke dhënë dënim me burg me kusht, për 4 deputetët e Vetëvendosjes.

Për këtë akuzë Albin Kurti është dënuar me 1 vit e 6 muaj; Donika Kadaj Bujupi 1 vit e 6 muaj; Albulena Haxhiu 1 vit e 3 muaj; dhe Faton Topalli 1 vit e 2 muaj. Por sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, këto dënime nuk ekzekutohen, nëse katër deputetët e dënuar nuk do të kryejnë ndonjë vepër penale në periudhën kohore brenda dy vjetëve.
Ndërkohë, gjatë shpalljes së vendimit të aktgjykimit të tyre, deputetët e Vetëvendosjes nuk ishin të pranishëm në sallë. Këtë proces ata e konsiderojnë tërësisht politik. Avokatët e 4 deputetëve theksuan se vendimi do të ankimohet në Gjykatën e Apelit.

Sipas aktakuzës së Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, katër të deputetët në pjesën e fundi të vitit 2015, përmes përdorimit të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë tentuar ta pengojnë dhe e kanë penguar punën e legjislativit. Këto veprime janë bërë për të kundërshtuar marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!