Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arjan Ndoja, në hetim nga SPAK/ Gjykata e Posaçme: SPAK të nisë hetime për “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”

schedule16:04 - 14 Nëntor, 2025

schedule 16:04 - 14 Nëntor, 2025

Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja do të hetohet nga Prokuroria e Posacme SPAK per pastrim parash dhe fshehje pasurie. Gjykata e Posacme vendosi te premten te urdhëroje prokurorine për nisjen e hetimeve ndaj deputetit demokrat Arjan Ndoja.

Ne vitin 2022 ai u shkarkua nga detyra si prokuror pasi nuk arriti te kaloje vetingun. Shkak u be atentati i nentorit te vitit 2019 ku Ndoja ndodhej bashke me Aleksander Lahon, i njohur si Rumi i Shijakut kur u qelluan me bresheri plumbash te cilat vrane shoferin andi Maloku.

Ndoja asokohe prokuror, mbeti i plagosur por prania e tij ne makine me nje person me precedent penale e ndeshkoi ne veting tri vite me vone. Pikerisht gjetjet ne lidhje me pasurine e tij, duket se jane bere shkak per nje hetim pasuror te nisur nga prokuroria e Tiranes nje vit me vone, ne 2023.

Pas verifikimeve te kryera, organi i akuzes ne kryeqytet vendosi mosfillimin e hetimeve dhe e dergoi ceshtjen ne gjykaten e Tiranes per konfirmim. Gjate kohes qe gjykata po shqyrtonte çeshtjen, Arjan Ndoja u zgjdh deputet i PD ne zgjedhjet e 11 majit duke u bere keshtu subjekt i SPAK.

Gjyqtari i posacëm, Erjon Çela evidentoi se dosja kishte elemente per tu hetuar dhe vendos qe materialet t`ia percjelle gjykates se posaçme per kompetence. Kjo e fundit, njesoj si gjykata e Tiranes ka vleresuar se Arjan Ndoja duhet te hetohet, por kesaj radhe, dosja e tij i eshte derguar SPAK-ut per shkak te cilesive te personit si deputet dhe veprave penale pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie gjate kohes qe ishte prokuror ne Durres.

Pas shkarkimit nga KPK ne shkallen epare te vetingut, Arjan Ndoja vendosi te mos perballej me tej duke u larguar vete nga sistemi i drejtesise.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!