“Baroni i drogës” në burg/ Gjykata e Posaçme konfirmon masën e arrestit për Gëzim Çelën

schedule09:50 - 9 Mars, 2024

schedule 09:50 - 9 Mars, 2024

Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë “arrest ne burg” për Gëzim Çelën, i njohur ndyrshe edhe si “baroni i drogës”.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura, 56-vjeçari nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim përballe togave të zeza, megjithatë avokati Gëzim Celës, iu drejtua gjykatës së Posaçme me një kërkesë per zbutje te masës së sigurisë. Sipas avokatit, Prokuroria e Posaçme nuk ka asnjë provë që ta lidhë klientin e tij Gezim Cela me trafikun e drogës gjatë operacionit “Falkë në Det”, dhe me këtë argument ai kërkoi që 56-vjeçari të lihej në “arrest shtëpie”. Megjithatë këto argumenta nuk e kanë bindur Gjykatën e Posaçme. AbcNeës mëson se Prokurorët e Posaçëm kanë nisur edhe një hetim pasuror për Gezim Celën.

Gëzim Cela, ish-oficeri i forcave speciale u ekstradua më 7 mars nga Kosova në Shqipëri. 56-vjeçari u arrestua në Ferizaj me 8 dhjetor të vitit 2023, ku autoritetet i sekuestruan edhe një kartë identiteti të dyshuar të falsifikuar me emrin Bekim Bajraktari dhe me shtetësi të Kosovës.

Me datë 14 Gusht 2023, SPAK zbuloi tentativën për të trafikuar një sasi të madhe kanabisi me mjet lundruese te nisur nga Patoku i Kurbin qe do të shkëmbehej në det me kokainë.

Emri i Gëzim Celës doli gjatë përgjimeve të SPAK në operacionin “Flakë në Det”, dhe u shpall në kërkim më 9 Tetor, ditën kur u arrestua edhe Dritan Metaj, shefi i komisariatit të Kurbinit i dyshuar se mbështeste Çelën dhe grupin e tij.

Më 15 gusht, gjatë tentativës për shkëmbim droge u kapën Arlind Ismailukaj, Nerim Çela, nip i Gëzim Çelës, Besnik Brokeri, Armando Mema dhe dy ukrainas.
Në kërkim u shpallën edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza, nga Durrësi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!